‘Në Shqipëri mungon sundimi i ligjit’/ Tabaku dhe Rushaj takohen me raporteren për Shqipërinë në PE

Në takimin me raporteren në Parlamentin Europian, Isabelle Santos, përfaqësuesit e PD-së shprehën shqetësimin e opozitës për mungesën e sundimit të ligjit të Shqipëri. Një nga treguesit është shpërfillja e rekomandimit të institucioneve të BE për ligjin antidemokratik të mediave online, të cilin qeveria vazhdon ta risjellë në Kuvend.

Nënkryetarët e PD, Alfred Rushaj dhe Jorida Tabaku njohën raporteren për Shqipërinë në PE me nismat reformuese të ndërmarra nga PD, duke nisur me vetingun e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë, reformën zgjedhore dhe reformën administrative territoriale.

“Të treja nismat janë në shërbim të qytetarëve për të arritur standardet europiane të zgjedhjeve të qeverisjes dhe të shërbimit ndaj qytetarëve”- u shprehën përfaqësuesit e PD.

Nënkryetarët Rushaj dhe Tabaku siguruan përfaqësuesen e Parlamentit Europian se procesi është parashikuar të kryhet sipas propozimeve të Komisionit të Venecias.

Raporterja për Shqipërinë, Isabelle Santos u shpreh se procesi i integrimit për Ballkanin Perëndimor është në fokusin e Parlamentit Europian dhe se hapat e ndjekura nga vendet kandidate do të ndiqen me imtësi. Ajo shprehu kënaqësinë për këtë takim me opozitën dhe përgëzoi PD për nismat parlamentare të ndërmarra.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *