Lori dhe Jurgen Bala janë pjesë e kastit të balerinëve profesionistë në spektaklin e kërcimit, “Dancing With the Stars”, por njëkohësisht ata janë edhe motër e vëlla.
Balerinët kanë lidhje shumë të ngushtë me njëri tjetrin, por në skenë janë konkurentë, Lori është çift me Salsano Rrapin ndërsa Jurgeni me Megi Pojanin. Së fundmi, Lori dhe Jurgeni ishin të ftuar në një intervistë në “Ftesë në 5” ku treguan më shumë rreth marrëdhënies së tyre, pavarësisht largësisë.
Duke qenë se Jurgeni jeton në Amerikë dhe ka vijuar karrierën e tij atje, ai vendosi të rikthehej në vendin e tij për t’u bërë pjesë e “Dancing With the Stars.”
Gjatë intervistës, ata treguan se tashmë ndodhen pranë njëri-tjetrit, në punë flasin më rrallë, pasi janë të angazhuar në maksimum. Sa i përket fituesit të kupës në fund të programit, Lori tha se dëshiron që ta marrë i vëllai.
“Unë dua që ta marrë Jurgeni kupën, pasi unë e kam marrë njëherë”, u shpreh balerina.
Ndërsa ai shtoi se do të ishte një kënaqësi shumë e madhe që të dy të jenë në finale, dhe pse jo në konkurim me njëri-tjetrin.
“Do të doja të ishim të dy në finale dhe pse jo në konkurim me njëri-tjetrin”, tha Jurgen Bala.