Një shofer është arrestuar nga policia Lezhë, pasi qarkullonte me automjet nën efektin e lëndëve narkotike.
Mësohet se si rezultat i përdorimit të aparatit AquilaScan, është arrestuar në flagrancë A. V., 34 vjeç.
34-vjeçari është shoqëruar në ambientet e Komisariatit, për veprime të mëtejshme procedurale.
Sakaq, shoferit i është pezulluar edhe leja e drejtimit për 1 vit, si dhe i janë zbritur 10 pikë nga leja e drejtimit duke marrë kështu edhe masën administrative pre 15.000 lekë të rinj.