Një video ku pretendohet se shfaqet Liridona Ademaj, e cila u vra me porosi të bashkëshortit të saj, Naim Murselit, po qarkullon në rrjetet sociale. Video pretendohet se është publikuar nga familjarët e Liridonës, në shenjë përkujtimore.
Në videon e publikuar, Liridona shihet e qeshur teksa është duke drejtuar makinën dhe mban një kapele të zezë në kokë.
Kujtojmë se Liridona Ademaj u vra nga Granit Pava në sy të fëmijëve, me porosi të bashkëshortit të saj Naim Murselit, për arsye ende të paqarta.