Në Tiranë, ende vjeshtë, në Dardhë të Korçës nis dimri. Fshati zbardhet nga bora, ndërhyn borëpastruesja

Zyrtarisht jemi në kohën e vjeshtës, por në disa zona të vendit në Veri dhe Verilindje, dimri ka ardhur si pa trokitur.

Kështu këtë mëngjes janë rikthyer reshjet e dëborës në Dardhë të Korçës, ku në segmentin rrugor Boboshticë- Dardhë, nga km i 9 deri tek i 11-i, ka pasur reshje më të dendura.

Bore Dardhe (1)

Duke marrë shkas nga situata në fjalë, është dashur të ndërhyhet edhe nga mjetet borëpastruese, të cilat kanë bërë të mundur pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen e kripës për të eliminuar ngricat.

Reshjet kanë filluar prej mëngjesit të sotëm me intensitet të ulët, ndërsa në disa vende janë shoqëruar edhe me erë të fortë. Trashësia e borës varion nga 3 deri në 5 cm.

Dardha mbulohet nga bora/ ARRSH: Rruga po pastrohet dhe po bëhet shpërndarja e kripës - ATSH -

Duket se bora e parë do të çojë këtë fundjave edhe vizitorët e parë në këtë fshat turistik, gjë që mund të sjellë edhe rëndim të trafikut. Por autoritete lokale duket se po i marrin të gjitha masat.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *