Në tre shkolla në Serbi, nxënësit bënë lista të shokëve që planifikonin t’i vrisnin

Pas dy sulmeve të rënda në Beograd ku dy të rinj vranë 17 persona të pafajshëm, Ministria e Punëve të Brendshme ka konfirmuar se në tri shkolla të Serbisë, janë parandaluar disa sulme me natyrë të njëjtë. Raportohet se disa fëmijë kanë bërë listat e nxënësve që do të vrasin, ndërsa të gjitha rastet janë denoncuar nga bashkëmoshatarët dhe disa prindër.

Listat janë bërë nga një fëmijë në një shkollë në lagjen Mirijeva e Beogradit, nga dy nxënës të klasës së 5-të në shkollën fillore në Vozhdovc, si dhe një nxënës nga një shkollë në Bajina Bashta. Ndërsa një gjimnazist është arrestuar në Suboticë pas një bisede me psikologun e shkollës, të cilit i ka pohuar masakrën që kishte planifikuar. Procedimi ndaj tij është në vazhdim, pasi FBI-ja amerikane e zbuloi dhe e denoncoi në organet kompetente. FBI-ja arriti të zbulojë se i mituri krijonte llogari në internet me emrat e vrasësve në masë dhe po hetonte gjithashtu se si të bënte një bombë.

Për shkak se siguria në Serbi ka arritur në nivele të ulëta kohët e fundit dhjetëra mijëra serbë i janë bashkuar protestave kundër dhunës me armë në kryeqytetin Beograd. Turmat marshuan nëpër qendër të qytetit me një pankartë nëpër duar ku shkruhej “Serbia kundër dhunës”. Protestuesit kërkojnë që zyrtarët e lartë të qeverisë të japin dorëheqjen ndërsa mediat që promovojnë dhunën të mbyllen. Ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i dënoi protestat duke akuzuar opozitën se ka kapitalizuar një tragjedi kombëtare për të promovuar interesat e veta. Protestuesit kërkuan gjithashtu dorëheqjen e ministrit të brendshëm dhe kreut të agjencisë së inteligjencës serbe. Nga ana tjetër 13-vjeçari, i cili me armën e të atit vrau tetë bashkëmoshatarë dhe një roje në shkollën fillore në Beograd nuk është penduar për aktin monstruoz. Ai është në izolim në Klinikën për Neurologji dhe Psikiatri për Fëmijë dhe të Rinj, ndërsa bën vetëm dy pyetje: “Kur do të dal nga këtu?” dhe “Cilat janë reagimet ndaj asaj që bëra?”. Ai gjithashtu nuk ka kërkuar asnjë kontakt me prindërit e tij. Nxënësi i klasës së shtatë nuk merr as qetësues, pasi gjendja e tij është plotësisht e qetë. Ekipi i mjekëve po punon për përcaktimin e fakteve dhe gjendjes së djalit. Edhe pse kishte ende dy fishekë, pra 34 plumba, i mituri ndaloi së vrari miqtë e tij, pasi hasi probleme në frymëmarrje. Fëmijët që arritën të’i mbijetonin këtij sulmi makabër, u shpëtuan nga ataku i panikut që pati i mituri vrasës.

 

Serbia nuk gjen qetësi/ FBI zbulon si i mituri po përgatitej për sulm

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *