Në Turqi kriza nga tërmeti i fuqishëm, OKB mledh vetëm 1/4 e fondeve

Kombet e Bashkuara kanë marrë më shumë se një të katërtën e fondeve të kërkuara, me fjalë të tjera, 268 milionë dollarë, për operacionet për ofrimin e ndihmës humanitare për të prekurit nga tërmeti shkatërrues i 6 shkurtit në Turqi.

“Faza e parë, fillestare e emergjencës – rreth tre javët e para – gjatë së cilës ne kryem operacione kërkimi dhe shpëtimi dhe dërguam furnizime thelbësore për shpëtimin e jetës, ka përfunduar,”-shpjegoi zëdhënësi i Zyrës për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA) OKB, Jens Lerke, gjatë një konference për shtyp në Gjenevë.

“Tani jemi në atë që ne e quajmë fazën e (përballimit) të krizës humanitare, që do të thotë plotësimi i nevojave të viktimave të tërmetit,”– vazhdoi ai.

Më 16 shkurt, Kombet e Bashkuara apeluan për fonde ndërkombëtare, duke mbledhur 1 miliard dollarë në mënyrë që agjencitë e saj humanitare të mund të ofrojnë ndihmë për një periudhë 3-mujore për më shumë se 5 milionë viktimat e tërmetit në Turqi.

Por OKB-ja deri më tani ka mbledhur vetëm 268 milionë dollarë. Pesë donatorët kryesorë janë SHBA, Kuvajti, Komisioni Evropian, Fondi Qendror i Rezervës së Emergjencave (CERF) dhe Arabia Saudite.

Më shumë se 9 milionë njerëz u prekën drejtpërdrejt nga tërmeti shkatërrues në Turqi dhe 3 milionë mbetën të pastrehë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *