Një kamion frigorifer i ngarkuar me hashash ishte mes automjeteve që ndodhej në urën Morandi në Genova më 14 gusht 2018, kur një pjesë e saj u shemb dhe humbën jetën disa persona. Kjo është ajo që del nga faqet e përgjimeve nga hetimet e operacionit “Blu notte” që çoi në arrestimin e 47 personave. Në përgjime, dy nga të dyshuarit flasin se si të kapin kamionin përmes lidhjeve në botën e rikuperimit të skrapit.
Biseda e përgjuar nga policia në mars 2020 u zhvillua mes bosit të klanit Bellocco të Rosarno, Francesco Benito Palaia dhe krahut të tij të djathtë Rosario Caminiti. Të dy i referohen përfshirjes në shembjen e urës Morandi të një ngarkese në një frigorifer të verdhë që kap vlerën e miliona eurove pikërisht për shkak se ishte e ngarkuar me 900 kilogramë drogë, e cila sipas gjyqtarit hetues ishte e destinuar për “kriminelët nga Kampania”.
Në përgjime dëgjohet Palaia duke i shpjeguar Caminitit: “Pra, kur u shemb ura Morandi, po të shkosh në videon e parë, ka rënë një furgon, është një ngarkesë e verdhë, e shikon shumë mirë se është e verdhë. U rrëzua horizontalisht. Si ra ura u ul, automatikisht i ra një makinë mbi të”.
Dhe pastaj vazhdon: “Epo ai thotë se zezakët e dinë që ka humbur… ne ende po blejmë prej tyre, dua t’i q* me këto 900 kilogramë, thotë ai, dhe ju keni mundësinë t’i merrni të gjitha. Unë e pyeta se në çfarë kuptimi mund të bëj një gjë, i thashë, hajde të bëjmë 50/50, do ta shes dhe ti merr 50%, nuk ke paguar gjithsesi”.
Pelaia dhe Caminiti, të punësuar nga klanet e Secondigliano dhe Scampia, sipas raporteve nga Il Corriere della Sera, më pas do të përpiqeshin të rikuperonin kamionin, ndërkohë që “u zhvendosën nga Genova, fillimisht në Latina dhe më pas në Frosinone”, për të përvetësuar drogë përmes lidhjeve në zonën Castelli Romani në botën e rikuperimit të skrapit./Shqiptarja