Jemi në vitin 2022 por, uji cilësohet ende si luks. Kryeministri Edi Rama ka nisur fushatën për zgjedhjet vendore dhe njësoj si para 30 viteve, edhe sot foli për ujin.
Teksa ka përuruar një ujësjellës, Rama nuk nguroi të ‘mburrej’ duke thënë se në Dibër nuk ka pasur asnjëherë më parë 24 orë ujë dhe se këtë e ka arritur vetëm Partia Socialiste.
Më tej shtoi se ajo godinë, pranë çezmës është blu, për të mos e marrë mësysh, duke ‘thumbuar’ kështu edhe demokratët.
“Ujë 24 orë këtu nuk ka patur kurrë këtu as në demokraci, as në komunizëm, as në mbretëri dhe as në perandori. Të rrojë PS se pa të bëhet fushë çdo gjë. Atë e kemi bërë blu, në vend të hudhrës për të mos u marrë në mësysh. Partia tjetër përpara bëri sa mujti po ujë nuk solli, këtë e ke nga PS, ta pish shëndet. Hajde gëzuar”, tha Rama.