Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë, gjatë fjalës për mediat, kryeministri Rama nuk mundi t’i shpëtojë pyetjes në lidhje me negociatat e mundshme me “Rithemelimin” për presidentin.
Rama u shpreh i prerë, se ai nuk e njeh Komisionin e Rithemelimit dhe me ironi shtoi se nuk do të flasin me botën e përtejme.
Edi Rama: Po ta kishim identifikuar do e kishim votuar. Kandidatja nuk do të jetë nga PS. Pra po ju thosha që këto profile dhe kritere janë mekanizma për të krijuar mjergull gjatë rrugës. Nuk është as fusha dhe as mbledhja për profilin sepse nga çfarë mund të shkruajmë është e panevojshme të shkojmë në një drejtim që është për të konsumuar kohë deri në ditën kur del emri. Kushtetuta ka nevojë për një garant. Patjetër që e gjithë kjo bashkësi shqiptare ka nevojë për një pikë referimi. Për një shqiptar apo shqiptare të denjë që të lidh ndonjë urë respekti. /Priza.al