Negociata mes Ramës e Bashës? Arben Imami lëshon deklaratën ‘bombë’: Ja kur i kanë nisur!

Bujar Nishani, Arben Imami, Edith Harxhi, Arben Ristani, Edvin Kulluri, Ibsen Elezi, Endira Bushati, Bislim Ahmetaj dhe Indrit Hoxha, të cilët kanë dalë më herët kundër Bashës, sot kanë mbajtur një deklaratë të fortë. Pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit, grupimi ‘Për PD-në’ dolën në një prononcim për mediat, ku argumentuan arsyet pse janë për shkarkimin e kryedemokratit Basha.

Një nga anëtarët e grupimit për PD-në, Arben Imami, ka lëshuar një deklaratë ‘bombë’. Ai tha se ka pasur informacion për tentativën e bashkëpunimit mes PD-PS, që sipas tij, ka nisur që në 17 maj.

“Kemi informacion, përpjekja ka filluar në 17 maj, ka qenë e pandërprerë. Ka pasur këtë qëllim dhe ka dy dështime të mëdha, vijimi i kësaj rruge kuptohet se ku të çon në 2025”, tha Imami.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *