Grupi Parlamentar i PD do të mblidhet ditën e sotme.
Mbledhja është caktuar në orën 17:00, ku pritet që deputetët e PD-së të diskutojnë për negociatat me PS në lidhje me presidentin.
Deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj ka njoftuar se mbledhja do të zhvillohet ditën në selinë blu, mbledhje kjo e para pasi u vendos shkarkimi i tij.
Kujtojmë se edhe ditën e djeshme është diskutuar në lidhje me zgjedhjen e Presidentit në Kryesinë e Partisë Socialiste, ndërsa procesi nisi me konsensus.