Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me vendimin e Parlamentit Holandez për qëndrimin pro Shqipërisë për sa u përket negociatave për anëtarësim në BE.
Përmes një postimi në Facebook, Meta thotë se plotësimi i të gjitha kushteve do të jetë kërkesa konstante e cila do të jetë përcaktues për kohën kur do të finalizohet anëtarësimi.
Postimi i Metës:
“E përshëndes vendimin e Parlamentit holandez për miratimin e kuadrit negociator, e më pas, mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare edhe me Shqipërinë. Plotësimi i të gjitha kushteve do të jetë kërkesa konstante, që do të na shoqërojë këtë proces, nga nisja deri në fund, dhe do të jetë përcaktues për kohën kur do të finalizohet anëtarësimi. Duke uruar, që më 22 qershor Këshilli të vendosë pozitivisht për nisjen reale të negociatave, të ruajmë fokusin tek plotësimi sa më parë i të gjitha kushteve.
/Priza.al/