Janë mbajtur “negociatat” për presidentin e ri të Shqipërisë, ku në lidhje me këtë të fundit aktivisti nga lëvizja “Mjaft” pohon se nuk kishin dijeni në lidhje me atë çka do ndodhte, por që e kanë zbuluar në parlament.
Sakaq, ai shton se presidenti nuk duhet të vijë nga një karrierë politike, pasi kjo do të ishte një tragjedi.
“Së pari mendoj se procesi duhet të ishte më shumë serioz. Edhe teknikisht, ne morëm një email por nuk e dinim se për çfarë erdhëm. E zbuluam këtu. Se nuk e dinim u mblodhëm për emrat apo për kriteret. Sa i përket presidentit të ri, të gjithë kemi eksperiencë, një president që si karrierë ka pasur vetëm politikën, do ishte tragjedi. Na duhet një person që në jetë ka bërë dhe ndonjë gjë tjetër veç politikës. Është bërë dhe e modës që të shahen të gjithë me të gjithë. Është e rëndësishme që të kemi pasur një eksperiencë në fusha të ndryshme. Do të doja të shihja një reflektim të këtij diskursi edhe në një mbledhje tjetër”, tha ai.