Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka mbajtur fjalën e tij në Konferencën e Kryetarëve në lidhje me presidentin.
Balla ka shfrytëzuar rastin që t’i japë një këshillë Enkelejd Alibeajt duke i propozuar që k I fundit të mbledhë grupin parlamentar demokrat, për të marrë 4 propozime konkrete pa i mohuar mazhorancës mundësinë që ajo të dalë me propozimet e veta.
“Unë do të rekomandoja që të uleshit në grupin tuaj parlamentar, dhe të dilni sa më shpejt me emra konkretë. Nuk mund të merremi vesh me letra në këtë procesm që e sjell posta pas 3 ditësh. Unë i kam lexuar kriteret.
Tani nuk ta çoj dot me letër unë, ky është një proces, negocimi bëhet në tavolinë, ne nuk kemi fuqi armike. Hajde që të punojmë, unë nuk të shkruaj dot sms dhe as nuk flasim dot me telegrame, kur të doni ulemi që sot”, tha Balla.