Presidenti Meta në daljen e tij sot në një konfetencë për shtyp është pyetur nga gazetarët se çfarë këshille do i jepte opozitës për çështjen e presidentit të ri.
Pyetje: Ju keni pasur një rol proaktiv ndaj opozitës, në kushtet e negociatave për presidentin e ri çfarë këshillash keni për opozitën?
Presidenti Ilir Meta: Nuk kam asnjë këshillë për opozitën se ka bërë gabime fatale, pjesa kryesore e saj me ndërgjegje të plotë, një pjesë tjetër aq e pati thellësinë e gjykimit si ishte djegia e mandateve bojkotoi i zgjedhjeve e bojkoti i reformës në drejtësi.
Këto nuk janë gabime por krime që nuk bëhen një herë në katër vjet, por një herë në 100 vjet.
Nuk kam asnjë kuriozitet për procesin e zgjedhjes së presidentit të ardhshëm.