Negociatat për qëndrimin e Leaos në Milano sa vijnë e bëhen më reale, Lille do marrë përsipër detyrimet që Leao ka te klubi portugez

Negociatat për qëndrimin e Leaos në Milano duket se kanë marrë një kthesë pozitive.

Sipas gazetës luzitaniane ‘A Bola’, do të jetë Lille (skuadër në të cilën Leao luajti në sezonin 2018/19, më pas i marrë nga Milani) që do të mbajë borxhin e sulmuesit 23-vjeçar portugez ndaj Sporting Lisbonës.

 

Leao kishte ndërprerë në mënyrë të njëanshme kontratën e tij me Sportingun në vitin 2018 pas një konflikti mes tij dhe anëtarëve të skuadrës në një seancë stërvitore , duke sjellë kështu transferimin e tij në Francë.

Vetë Lille kishte arkëtuar 29.5 milionë euro nga transferimi i lojtarit te Milani në verën e vitit 2019.

Në janar 2021, Gjykata e Apelit të Lisbonës e kishte dënuar Leaon t’i paguante Sportingut 16.5 milionë euro si kompensim.

Një shifër që, sipas zërave që vijnë nga Portugalia, duhet t’i paguajë Lille.

Një skenar që do të çlironte kështu lojtarin e Milanit nga çdo barrë dhe do të favorizonte zgjatjen e kontratës me Milanin, që skadon aktualisht në 2024.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *