PSG-ja vazhdon të fitojë, kësaj radhe me vështirësi përballë Brestit, me rezultatin 1-0.
Kampionët e Francës u mjaftuan vetëm me një gol të Nejmar, i shënuar në minutën e 30’, me një asist të Leo Mesit.
Gjithashtu, miqtë humbën dhe një penallti në minutën e 71’ me Slimanin, i cili mund të kishte ndryshuar fatet e sfidës.
Kështu PSG-ja vazhdon të jetë në kryesim të Ligës së Parë franceze, me vetëm një barazim të marrë gjatë shtatë javëve dhe me të tjerat që janë të gjitha fitore.