Dy punonjës policie të akuzuar për kultivim droge dhe shpërdorim detyre, janë proceduar nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave.
Sipas SHÇBA-së, dy policët janë pezulluar nga detyra dhe i’u ndalohet ikja jashtë vendit.
Njoftimi i SHÇBA-së:
SHÇBA ekzekutoi vendimin penal për 2 punonjës policie në Komisariatin e Policisë Vlorë, pasi Gjykata kishte caktuar masën e sigurimit personal me karakter ndalues ‘Pezullim i ushtrimit të një detyre, a shërbimi publik’ dhe ‘Ndalim i daljes jashtë shtetit’
Vlorë – Drejtoria Rajonale e SHÇBA Vlorë-Gjirokastër në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, ka bërë ekzekutimin e vendimit penal, të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për 2 punonjës policie në Komisariatin e Vlorës, në kuadër të procedimit penal, viti 2021, për veprat penale të ‘Kultivimit të bimëve narkotike’ dhe ‘Shpërdorimit të detyrës’ parashikuar nga neni 284 dhe 248 i Kodit Penal.
Ekzekutimi i Urdhrit të Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë u krye pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka caktuar masën e sigurimit personal me karakter ndalues ‘Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik’ dhe ‘Ndalim i daljes jashtë shtetit’ për punonjësit e policisë:
L.D., me detyrë N/Specialist (SPZ) për Rendin në Stacionin e Policisë Selenicë të Komisariatit të Policisë Vlorë;
M.A., me detyrë Specialist për Rendin (SPZ) në Stacionin e Policisë Selenicë, të Komisariatit të Policisë Vlorë.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës e Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa SHÇBA Vlorë vijon me intensitet luftën kundër paligjshmërisë dhe rasteve të shpërdorimit të detyrës që lidhen me favorizimin e kultivimit të narkotikëve.
/Priza.al/