Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e SPAK për kalimin dhe për gjykim të çështjes ndaj krebashkiakut të Mallakastrës Qerim Isamailaj.
GJKKO riktheu dosjen për plotësim, pasi në të mungonin aktet e komunikimit të akuzës në shtetin fqinj të Greqisë.
Më 1 nëntor të këtij viti SPAK mori të pandehur kreun socialist të Bashkisë Mallakastër Qerim Ismailaj dhe dërgon kërkesën për gjykim në GJKKO.
Ismailaj u kallëzua më 3 gusht në SPAK nga Partia Demokratike. Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi, me anë të padisë së dorëzuar i kërkonte SPAK të merrte nën hetim Kryebashkiakun e Mallakastrës për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, ku parashikohet një dënim deri në 4 vjet burgim.
/Priza.al/