Nën akuzë për vrasjen e Kudret Saliajt, babë e bijë dalin para gjykatës

Mexhit Picari dhe vajza e tij Dhurata Saliaj, të cilët akuzohen për vrasjen e Kudret Saliaj do të dalin sot para gjykatës së Tiranës, ku do të vendoset dhe masa e sigurisë. Ngjarja e rëndë që tronditi Tiranën ndodhi më 4 qershor 11:50 minuta në një lokal pranë Gjykatës së Tiranës.

Nga të shtënat me armë ka mbetur i plagosur avokati i viktimës, Adriatik Cama, ndërsa çifti ishte në proces divorci.

Një ditë para ngjarjes, Mexhit Picari me avokatin dhe Kudret Saliaj me avokatin kanë shkuar në banesën e çiftit që Dhurata të merrte sendet e saj, por nuk ia kanë dhënë. Avokati pretendon se ka pasur kërcënime e fyerje.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *