Nën akuzën për “korrupsion”, SPAK jep pretencën për dy punonjëset e ISHSH, kërkohet 2 vite burg (Emrat)

SPAK ka dhënë pretencën për dy punonjëse te Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor, të hetuara këto të fundit për akuzën e korrupsionit.

Prokuroria ka kërkuar dënimin me nga dy vite burg të dy inspektoreve, Ornela Balla dhe Anda Muça me dyshimin e korrupsionit, dhe konvertimin e dënimit me 4 vite shërbim prove.

Sakaq, ka kërkuar edhe  6 muaj burg për të njëjtën akuzë edhe ndaj shtetases Lirie Sada. Edhe për të Prokuroria Posaçme kërkoi pezullimin e dënimit, dhe konvertimin me 1 vit në shërbim prove. Nga hetimet e deri tanishme rezulton se dy inspektoret kanë marrë vlera monetare nga qytetarja Lirie Sada pasi kanë shkuar në ambientet e subjektit të saj për inspektim.

SPAK thotë se Sada i ka hedhur në makinë, një prej inspektoreve një sasi lekësh.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *