Ish-ministri Lefter Koka do të dalë ditën e sotme para gjykatës për verifikimin e masës së sigurisë. Ish-ministri i Mjedisit ka zgjedhur të mbrohet nga avokati Fatmir Braka, i cili njihet edhe si avokati i ish-kryeministrit Fatos Nano.
Seanca do të zhvillohet në orën 11:15 minuta nga gjyqtari Erion Bani i cili ka vendosur edhe masën paraprake.
Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka u vu në pranga dy ditë më parë bashkë me dy persona të tjerë pasi akuzohet për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe korrupsion me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Ai u prangos në shtëpinë e tij në Durrës dhe me duar në xhepa e pa pranga u filmua teksa futej në Drejtorinë e Policisë në Tiranë.
/Priza.al/