Një mosmarrëveshje për arsye banale midis disa të rinjve shkaktoi panik në një diskotekë në Itali, ku nga të shtënat u plagosën 10 persona.
Gjithçka nisi në orën 2 të mëngjesit gjatë një feste të organizuar nga studentë të universitetit, me praninë e mbi 300 personave, një një klub në San Vito të Tarantos.
Përleshja shpërtheu midis dy grupeve djemsh, ku një i ri dyshohet se nxori një pistoletë të kalibrit 9 mm dhe qëlloi në drejtim të personit tjetër, në lokalin e mbushur me njerëz.
Disa plumba kanë dëmtuar gjymtyrët e poshtme e personave duke i shkaktuar plagë. Katër vajza dhe gjashtë djem midis moshës 20 dhe 28 vjeç u shtruan në spital, dhe disa kërkuan ndërhyrje për nxjerrjen e plumbave. Të gjithë, përveç dy personave, kanë dalë nga spitali.
/Burimi: Quotidiano.net/ Përshtati në shqip: Priza.al/