Kontrollet në pikat e këmbimit valutor janë rritur gjatë vitit të kaluar. Banka e Shqipërisë ka revokuar 29 licenca të agjencive të këmbimit valutor, numër i lartë ky krahasuar me vitet e kaluara.
Ky treg është sektor me risk të lartë për pastrim parash, dhe për pasojë Banka Qendrore ka rritur edhe numrin e kontrolleve.
Gjatë vitit 2022 ajo ka kryer inspektime që mbulojnë fushën e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit në 82 subjekte.
Edhe Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave ka kryer një numër të lartë inspektimesh. Disa subjekte janë dënuar me gjoba sipas legjislacionit në fuqi.
Vitin e kaluar janë hapur 56 pika të reja të këmbimit valutor, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tyre në 583.