Forcat speciale të Belgjikës dhe ushtria janë prej disa ditësh në kërkim të një ushtari, i cili është arratisur duke marrë me vete armë të rënda, ndërsa ka publikuar edhe një listë vdekjeje.
Lista e personave që ai deklaron se do t’i vrasë, përbëhet nga 10 persona dhe mes tyre është pikërisht dhe ish-bashkëshortja e tij.
Autoritetet janë të shqetësuara pasi ushtari ka një përgatitje të lartë është mjaft i stërvitur për të shkaktaur një kasaphanë të vërtetë nëse vendos që të veprojë për të eliminuar njerëz.
Mësohet se në momentin e arratisjes nga reparti ai ka marrë me vete armë automatike dhe një system anti-tank.
Jürgen Conings, i njohur edhe si “Rambo i Belgjikës” është 46-vjeç dhe përbën një ndër sfidat më të mëdha për policinë lokale gjatë viteve të fundit.
/Marrë nga: Daily Mail/ Përshtati: Priza.al/