Nëna e 27-vjeçares që u vetëvra: Altin Çoku e ka kërcënuar që të bëhej e dashura e tij!

Nëna e Sibela Abedinit ka rrëfyer se nga komisariatit i Kamzës i kanë bërë me dije se nga zbërthimi i telefonit të 27-vjeçares, ka dalë se Abedin Çoku e ka kërcënuar që të bëhej e dashura e tij.

“Sibela më tha, ky nuk më pagoi. Kur u shtri goca me Ambrën, panë një video në Tik Tok me këtë tipin, që kërcënonte. Ai kërcënonte këngëtarë. Ajo më tha, nuk shkoj punoj më me të. I thash mos ik. Më tha, mos më bën ndonjë gjë me gocën. Ai po dërgonte mesazhe, duke u marrë në telefon. Hyra pastrova dhomën dhe kuzhinën. Unë u tremba kur s’më la që të pastroja banjën.

Në atë shtëpi pronari ka kamera, policia i ka parë. Në komisariat më thanë që vajzës ose i janë marrë mend ose i ka rënë tensioni. Dje në polici më thanë që i ka dërguar vajza një mesazh Altin Çokut që ky e ka kërcënuar vajzën që të bëhej e dashura e tij. Vajza ka shkuar të punojë jo të zinte të dashur. Ai i ka thënë do të ta bëj të keqen. Ky i ka thënë që do t’i shpërndajë vajzës video por vajza i ka kërkuar të heqë fotot nga rrjetet sociale”, ka treguar nëna e 27-vjeçares./bw

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *