Në emisionin “Historia Ime” vjen një rrëfim tronditës nga një nënë.
Për arsye të ndjeshmërisë së lartë të çështjes, zonja në fjalë ka vendosur të ruajë anonimatin për sigurinë e saj dhe të fëmijëve.
Ajo është nga Elbasani dhe pas divorcit ka 6 vite që jeton në Tiranë së bashku me 3 vajzat e saj që janë në moshat 17, 15 dhe 12 vjeç, në një shtëpi me qira.
Nëna e tre vajzave rrëfen historinë e vajzës më të vogël, e cila në kohën kur ndodhi ngjarja nuk kishte mbushur ende 12 vjeç.
Një ditë, e mitura ndodhej në Elbasan tek të afërmit e të atit dhe kur do të kthehej në Tiranë, gjyshja e shoqëron në terminalin e autobusëve ndërqytetas në Elbasan, ku i kërkon një zotërie rreth të 60-ve, duke menduar se ishte fatorinoja i autobusit të kujdesej për të deri në momentin që do takonte të ëmën.
Në autobus, vajza është ngacmuar nga ky njeri, por nuk ka mundur të reagojë nga frika. Pasi zbret nga autobusi, ky njeri i thotë se do ta marrë me vete në shtëpinë e tij, nis të bëjë sjellje që e frikësojnë dhe vajza, e trembur, pranon.
Kur mbërrijnë në shtëpinë e 60-vjeçarit, ai nis ta prekë, puthë dhe i kërkon të zhvishet, ndërsa e kryen edhe vetë si veprim.
Vajza, gjen një moment për t’ia mbathur dhe jashtë banesës i kërkon ndihmë një vajze për të kryer një telefonatë drejt së ëmës që të shkojë ta marrë.
Kur kthehet në shtëpi, rrëfen në mënyrë të cunguar ngjarjen e tmerrshme.
Nga kontrolli fizik që e ëma dhe tezja kanë kryer ndaj vajzës, kanë parë që vajza ishte e lagur dhe nuk kishte mbathjet.
Pas denoncimit në polici, i cili ka ndodhur dy muaj më parë, 60-vjeçari është arrestuar pasi e mitura mbante mend adresën e banesës dhe ai nk ka kryer rezistencë. Autoritetet nuk kanë kryer një kontroll mjeko-ligjor ndaj saj, nuk kanë kryer asnjë procedurë ekzaminimi apo foto.
Nëna nuk e di se çfarë ka ndodhur gjatë marrjes në pyetje, por që nga ajo ditë, e bija është mbyllur në vetvete, nuk pranon të flasë me askënd, as me motrat e mëdha apo shoqet, ka lënë shkollën, përjeton frikë nëse sheh meshkuj të moshës së mesme dhe qëndron vetëm gjatë gjithë kohës.
Mirela Milori: Po vajzat e tjera si po e jetojnë këtë moment?
Zonja: Edhe për ato nuk është e lehtë sepse vajza e vogël ka qenë një tip që dilte, alegro, i shkathët, ndërsa tani është mbyllur më shumë në vetvete.
Mirela Milori: Po shoqe i vijnë për ta takuar?
Zonja: Po, madje i shkruajnë, por nuk do të takojë askënd.
Mirela Milori: Po në shkollë ke folur me mësuesit ose dikë që mund ta ndihmojë për të dalë nga kjo gjendje?
Zonja: Është bërë mundimi dhe ajo thotë “kam qejf të shkoj, por nuk mundem”.
Mirela Milori: Ke folur ndonjëherë se çfarë e pengon?
Zonja: Thjesht vetëm sheh dhe nuk flet fare. As tezja që i jep kurajë dhe i thotë “më ke mua këtu” nuk merr reagim. Fshihet pas derës, rri ulur, do të rrijë më shumë vetëm, mundohet të flasë, por nuk e bën. /tvklan.al