Nëna e Kim Kardashian publikoi videon ku vajza e saj bënte s*ks me të dashurin? Zbardhet e vërteta

Që kur video-ja e seksit e Kim Kardashian u publikua, njerëzit kanë dyshuar se pas “skandalit” qëndronte mamaja e saj, Kris Jenner. Ajo është akuzuar nga ish-i dashuri i Kim, Ray J (‘protagonist’ në atë video) i cili pretendoi se nëna e saj e kishte ideuar publikimin e videos. Sipas tij, Kris Jenner e kishte sajuar të gjithën për qëllime marketingu dhe për ta bërë vajzën më të famshme. Por me kalimin e viteve motrat Kardashian “pushtuan” ekranet dhe rrjetet sociale ku aktualisht të paktën dy prej tyre janë miliardere.

E ftuar në emisionin “The Late Late Show” të James Corden, bashkë me të bijën, Kylie Jenner, Kris ka pranuar që të vendoset përballë sfidës së testit të vërtetës. E sigurisht që një nga pyetjet ishte për videon e famshme të seksit, më saktësisht: “Ke pasur gisht në publikimin e videos?”. Kris nuk nguroi të përgjigjej dhe të thoshte: “Jo”.

Pasi kolegu i James, John, i cili po punonte me makinën e detektorit të gënjeshtrës, konfirmoi se ajo në fakt po thoshte të vërtetën, Kris tha: “Ne e sqaruam këtë”. Përgjigje që u ndoq nga një “Faleminderit” nga mamaja e Kim, që mesa duket ka pritur që ta sqarojë këtë çështje. Ndërkohë, Kris u vu edhe para pyetjeve të tjera të vështira, teksa pranoi se Kylie është vajza e saj e preferuar dhe makineria tha që po, është e vërtetë, gjë që nuk e dimë si ka tingëlluar për vajzat e tjera.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *