Dolores Aveiro, nëna e Cristiano Ronaldos, nuk ka dëshirë që djali i saj dhe Georgina Rodriguez të shkojnë drejt altarit , pasi beson që modelja ka motive ekonomike ndaj Ronaldos.
Çifti jeton në Manchester me Cristiano Juniorin, Evën, Mateon dhe Alanan, vajza e fundin e ardhur në jetë nga marrëdhënia mes tyre.
Është raportuar se modelja po pret propozimin për martesë, por familja e portugezit është pengesa kryesore.
Një burim i afërt me Cristiano Ronaldon thotë se Aveiro beson se çifti nuk duhet të martohet pasi synimi i Georginës është të përfitojë nga paratë e djalit të saj.
Me sa duket, fëmijët e saj të tjerë mendojnë të njëjtën gjë, që do të thotë se kundërshtimi brenda familjes është i fortë.
Dolores kohët e fundit tha se ajo shkon mirë me Georginën dhe se e vlerëson mbështetjen që i jep Cristiano Ronaldos. Koha do të tregojë nëse sulmuesi i United e dëgjon ose jo nënën e tij.
/Priza.al/