Opinioni publik u trondit sërish sot me zbulimin e një ngjarje tronditëse dhe rrëqethëse në Gjirokastër.
Policia bëri me dije se i ka vënë prangat 53-vjeçarit Kabuli Hunda, i cili prej kohësh abuzonte seksualisht me një të mitur.
Ajo që e bën edhe më të rëndë ngjarjen është se ajo është vajza e nipit të tij.
Në një prononcim për mediat, nëna e vajzës ka treguar se ka mësuar ditën e djeshme nga e bija që abuzimi i saj ka nisur që në moshën 12 -vjeçar.
Po ju nuk kishit kuptuar gjë?
“Fare”, përgjigjet nëna.
Kush ua tregoi?
Vetë vajza
Çfarë tha vajza?
Vajza tha që kështu kështu ma bëri. Për herë të parë e kishte dhunuar te shtëpia e tij.
Cfarë e ke këtë burrin?
Xhaxhanë e burrit, i ka vdekur gruaja dhe jetonte vetëm. Nuk e di se si e kishte bindur për herë të parë vajzën se ajo ishte e vogël, edhe unë dridhem tani. Vajza më tha vetëm dje, nuk më shkonte mendja se e kisha xhaxhanë e burrit dhe thashë se na përkrahte.
A shkonte vajza shpesh te xhaxhai i burrit?
Vinte ai për kafe. Ka kryer vazhdimisht marrëdhënie me vajzën.
Si është gjendja e vajzës?
Shyqyr zotit tani është shumë mirë. Vajza do më kishte vdekur, është e katërta ditë sot që vetëm qan.
Ju si ndiheni?
Unë nuk e dua jetën time fare, kemi shumë frikë trembemi se do marrim një opinion shumë të keq.
/Burimi: Panorama/