Ngjarja e pazakontë e cila ndodhi në QSUT, ku një e re shkoi për t’u vizituar pasi prentendonte se kishte dhimbje të forta barku dhe më pas lindi foshnjën e saj në tualet, ka befasuar stafin e spitalit.
Burime për Priza.al konfirmuan se ngjarja ishte e vërtetë pak minuta më pas, ndërsa së fundmi një reagim ka bërë edhe Shoqata e Infermierëve të Shqipërisë.
Në reagim “Infermierët” deklarojnë se e reja nuk është shprehur se nuk e dinte që ishte shtazënë.
Reagimi i Shoqatës së Infermierëve
E reja që lindi në urgjencë deklaroj që nuk ishte në dijeni për shtatzaninë – shoqata e infermierëvë të shqipërisë
Pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme në Urgjencën polivalente të QSUT ku një e re rreth moshës 20 vjeçare e paraqitur me dhimbje barku lind në tualetin e Urgjencës Shoqata e Infermierëve vajti në Urgjencë ku mori informacione të mëtejshme të një rasti të rrallë të ndodhur në Shqipëri.
Stafi deklaroj që vajza sapo është paraqitur në Urgjencën ka deklaruar për dhimbje të forta barku dhe fryrjë barku dhe direkt është drejtuar për në tualetin e Urgjencës ku në pak minuta ajo dhe ka kryer një lindje në ambjentet e tualetit.
Pas ndihmës së dhënë aty e reja bashkë me fëmijën është shoqëruar në ambjentin e sallës së kirurgjisë ku është bërë dhe trajtimi i mëtejshëm dhe ku është kryer dhe prerja e kordonit të bebit e më pas është njoftuar stafi i maternitetit të cilët janë paraqitur dhe kanë transportuar në ambjentet e matërnitetit nënën me fëmijën e saj.
I gjithë stafi ka mbetur i shtangur kur nëna kishtë deklaruar që nuk ishtë ne dijeni të një shtatzanie e cila ka sjell një reagim të madh mes stafit dhe familjarëve të vajzës.
Gjithsesi i urojmë shëndet të mirë nënës dhe fëmijës dhe pse një ngjarje e tillë është një këmbanë alarmi për rininë Shqiptare.
Shoqata e Infermierëvë të Shqipërisë