Nëna shqiptare terrorizon fëmijët dhe mësuesit në shkollën greke, futet me thikë në dorë: Do t’ju ha…

Një ngjarje e pazakontë është raportuar mëngjesin e kësaj të premteje në Volvo të Greqisë, kur një 42-vjeçare me origjinë shqiptare, në gjendje të rënduar psikologjike, është futur në një shkollë duke kërcënuar nxënësit dhe mësuesit e saj me një thikë.

Sipas mediave greke , gruaja bërtiste me zë të lartë: Do t’ju ha, do t’ju rrah! Pas ngjarjes, stafi i shkollës ka njoftuar policinë, të cilët bënë të mundur arrestimin e saj. Mësohet se shqiptarja ishte e divorcuar dhe nënë e dy fëmijëve, ndërsa thuhet se një prej fëmijëve të saj vihej në lojë nga një nxënës i kësaj shkolle.

Sipas raportimeve të mediave vendase pas arrestimit ajo është dërguar për ekzaminime të mëtejshme në spitalin psikiatrik, kundër vullnetit të saj.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *