Një 37-vjeçare në Australi është sulmuar nga një vajzë 15-vjeçare teksa po ecte në trotuar me fëmijët e saj. Pamjet tronditëse nga Ashfield, Perth kanë kapur momentin kur një adoleshente e cila po lëvizte me një skuter tentoi të grabiste nënën shtatzënë.
Sipas New York Post, 37-vjeçarja po ecte në një trotuar rreth orës 12:40 pasdite të së hënës, kur një vajzë 15-vjeçare iu afrua asaj. Pamjet e CCTV tregojnë adoleshenten duke tërhequr zvarrë nga flokët 37-vjeçaren teksa ajo shtynte karrocën.
Nëna shtatzënë rrëzohet përtokë së bashku me dy fëmijët e saj në karrocë që bërtasin dhe qajnë. Gruaja pësoi dëmtime vogla dhe mavijosje, por ajo që shqetësoi oficerët ishte fakti që u rrëzua me bark dhe rrezikoi fëmijën e saj.
Policia e Australisë Perëndimore arrestoi menjëherë 15-vjeçaren, me pretendimin se ajo po tentonte të vidhte çantën e nënës. Pamjet e mëtejshme treguan adoleshenten duke sharë oficerët ndërsa ata e arrestuan të hënën në mbrëmje. 15-vjeçarja u akuzua për grabitje dhe pritet të dalë në Gjykatën e Magjistraturës Geraldton në datën 13 shtator.
https://www.youtube.com/watch?v=NRJKoEj32ZI