Spitali i Sarandës ka dhënë detaje mbi gjendjen shëndetësore të gruas që u hodh nga kati i dytë i maternitetit mbrëmjen e djeshme.
Përmes një deklarate, institucioni shëndetësor thekson se foshja është në gjendje të mirë shëndetësore, ndërsa nëna që bëri aktin ekstram ka disa fraktura, por është jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i plote:
Lidhur me ngjarjen e rëndë të nënës së re dhe foshnjës në Maternitetin e Sarandës, ju informojmë se, nenës dhe foshnjës i është dhënë menjëherë ndihma e parë shëndetësore nga ekipi mjekësor i spitalit.
Pas vlerësimit klinik, gjendja shëndetësore e foshnjës paraqitet mire dhe pa probleme.
Pas ekzaminimeve mjekësore të kryera rezulton se nëna ka disa fraktura, por është jashtë rrezikut për jetën.
Nëna dhe foshnja janë duke marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor në Spitalin e Sarandës nën kujdesin intensiv të mjekëve.