Ky që shihni në foto quhet Alban Laçi. Një ndër mijëra efektivët e Policisë së Shtetit. Alban Laçi ka gradën nënkomisar dhe aspiron pafund të bëhet të paktën Komisar. Loboi, u përpoq dhe ishte gati t’ja dilte. Por nuk i eci, sepse Alban Laçi në atë kohë ishte shef i Krimeve të Komisariatit nr 1, dhe ishte krahu i djathtë i Bujar Mehmetit, shefit të Komisariatit që u përjashtua nga Policia e Shtetit për ndërtimet pa leje në zonën e Liqenit të Thatë. Nga gjithë ajo strukturë që kishte lejuar masakrën, Alban Laçi nuk u prek, ama mbrojtja e tij, Bujar Mehmeti nuk ishte më në detyrë. Për shkak të skandalit që u përfshi me ndërtimet tek Liqeni i Thatë, Alban Laçin e transferojnë në komisariatin nr 6 në Kombinat si Shef i Specialistëve të Zonave. SPZ siç njihet në termin e përditshëm. Muaj më pas nënkomisari Alban Laçi transferohet si shef i seksionit Shqiponja.
Moment i artë në karrierë, për të zhbërë çdo gabim ndaj ligjit dhe ndërgjegjes. Por nuk ishte ky rasti i Alban Laçit. Uniforma e re e “Shqiponjave” e “trimëroi” i dha pushtetin që ndoshta kurrë s’kishte patur dhe këtë e bën më së miri me arrogancën në rrugë ndaj qytetarëve e më pas e ka perfeksionuar duke dalë edhe si një djalë “trendy” ku personalisht ndalon automjete me drejtuese femra thjesht dhe vetëm për të bërë muhabet apo për të shkëmbyer numrin e telefonit.
Illyridium Media Group, nëpërmjet titujve të saj “priza.al”, “abc24.al” si edhe “gazetari.al” gjithnjë ka qenë në mbrojtje të uniformës së policisë së shtetit dhe do të jetë në çdo rast.
Por ama kurrsesi nuk do të heshtim dhe do të publikojmë ditë pas ditë çdo dëshmi dhe denoncim edhe ndaj uniformave blu, të kuqe apo jeshile qofshin, kur drejtues si Alban Laçi ushtrojnë arrogancë apo ngacmime në krye të detyrës.
Uniforma e Policisë së Shtetit i përket çdo qytetari apo qytetareje që e trajton me dinjitet, qoftë si posedues apo qoftë edhe si bashkëbisedues.
Rasti i Alban Laçit që nisim sot dhe do vijojmë me publikimet, të shërbejë si një këshillë miqësore ndaj heronjve të Policisë së Shtetit, të cilët nuk janë dhe nuk do jenë kurrë në nivelin e përdhosjes së uniformës.
Vijon …/ Priza.al