Nënkomisari ra dëshmor!/ Reagon Berisha: Vrasësi është narkoshteti dhe Edvin Droga që do të legalizojë kanabisin medicinal

Pas vrasjes së oficerit të policisë në Lezhë, ka reaguar ish-kryeministri i vendit Sali Berisha, i cili tha se Saimir Hoxha ra në krye të detyrës dhe u vra nga narkobandat e narkoqeverisë dhe nuk ka lënë pa përmendur faktin se Edi Rama për qëllime elektorale u zotua se do te legalizonte mbjelljen e Kanabisit si bime medicinale, duke nxitur shumëfishimin e sipërfaqeve të mbjella.

Berisha ka shprehur ngushëllime për familjen e plicit të ndjerë duke thënë se vetë narkoshteti është vrasësi i i Sajmmirit e shumë të tjerëve.

Postimi i Berishës:

Nderim per oficerin e policise Sajmir Hoxha

Ai ra ne krye te detyres!

E vrane narokobandat e narkoqeverise!

Miq, sot ra ne krye te detyres ne moshen 44 vjeçare oficeri i policise se komisaritatit te Lezhes Saimir Hoxha. Sajmiri u vra nga narkobandat e narko qeverise. Me kete rast shpreh nderimin tim me te thelle per vepren, sakrificen e tij sublime ne permbushje te detyres dhe ngushellimet e mia me te ndjera familjes te Sajmirit, miqve dhe te afremve te tij.

Miq, Oficeri i policise Sajmir Hoxha po kontrollonte per parcela droge ne Ishullin e Lezhes dhe u qellua per vdekje nga narkonbandite qe ruanin keto parcela te mbjella me inkurajimin direkt te Edvin Droges, i cili per qellime elektorale u zotua se do te legalizonte mbjelljen e Kanabisit si bime medicinale.

Ai nxiti keshtu shumfishimin e siperfaqeve te mbjella por dhe te narkobandave te armatosura te lidhura me narkoqeverine e narkoshtetit dhe kreun e tij te meduzes.

Ndaj dhe them me bindje te plote se vrasesi ne prapavije i Sajmirit dhe shume te tjereve eshte vet narkoshteti.

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar gjithashtu për vrasjen e oficerit të Policisë në Lezhë, nënkomisarit Saimir Hoxha. Çuçi shprehet i tronditur nga lajmi teksa thotë se nuk duhej që Policia të kishte një tjetër dëshmor në luftën e saj të vazhdueshme me paligjshmërinë.

Ai thekson se Policia e Shtetit po bën gjithçka duhet në një operacion të gjerë për kapjen e autorit dhe se lufta me krimin është e vazhdueshme dhe kurrsesi që ne nuk do të dorëzohemi përballë askujt.

“I tronditur nga lajmi i kobshëm i vrasjes së oficerit të Policisë së Shtetit në Lezhë, Saimir Hoxha. Nuk ishte dashur që Policia e Shtetit të kishte një tjetër dëshmor në luftën e saj të vazhdueshme me paligjshmërinë. Dora e zezë që shtiu kundër tij do të marrë ndëshkimin më të ashpër sipas ligjit. Policia e Shtetit po bën gjithçka duhet në një operacion të gjerë për kapjen e autorit. Sado të kërkoj me kujdes fjalët për të shprehur ngushëllim për familjen Hoxha, zor se mund të gjej të atë të duhurën për të zbutur sadopak peshën e rëndë të këtij akti kriminal. Kurajo dhe forcë brenda vetes! Lufta me krimin është e vazhdueshme dhe kurrsesi që ne nuk do të dorëzohemi përballë askujt. Kurrë!”.

/Priza.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *