Te gjithe e dime qe mbajtja e kafsheve shtepiake eshte dicka e bukur dhe ndonjehere qetesuese, krijon dhe nje lidhje te vecante… Por, ka edhe nga ato qe marin rrezikun te mbajne kafshe jo shtepiake…
Mes tyre, Anisa Kostani, një nënkomisare në qytetin e Elbasanit e cila nuk ka hobi armët por gjarpërinjtë. Gjatë një emisioni televiziv ajo ka treguar se gjarpri është miku më i mirë i saj dhe e ka anti-stres.
Unë e kam si anti-stres këtë, më kënaq. Ajo ka treguar se para 3 muajsh ka nisur bashkëjetesa e saj me gjarprin me emrin “Prada” për të cilin kujdeset që të mos i mungojë asgjë.
Më tej ajo ka treguar se gjarpri i ka ardhur nga Kolumbia dhe tani që është i vogël gjatësia e tij është 1 metër e 20, ndaj dhe ndërrimi I lëkurës ndodh më shpesh. Ai është Boa mashkull, mund të jetojë deri në 25 vite dhe gjatësia e tij shkon deri në 2 metra e gjysme.
Ushqehet me minjë të ngrirë një herë në javë, para disa ditësh ka ndryshuar lëkurën ky proces zgjat nga 1 deri në 2 javë. Fillon i zbehet lëkura, i zbehet shikimi dhe më pas brenda 72 orëve ai mund të ketë përfunduar procesin.
Ndërkohë nuk duhet prekur nuk duhet nxjerrë nga vivariumi dhe nuk duhet ushqyer. Policja ka treguar gjithashtu se kur gjapri i saj merr formën e shkronjës S, atëherë është momenti për ta vendosur në ambinetin e tij.
Ndërsa shton se në shtëpinë e saj ka edhe kafshë të tjera. Kam 3 mace dhe 1 qen, macet kanë dhomën e tyre, macet tentojnë i qëndrojnë gjithmonë tek xhami vivariumit. Janë kurioze dhe munden ta ngacmojnë.