Të gjithë e njihni Anisa Kostani, nënkomisaren e cila u bë e njohur pas intervistave, ku tregonte dashurinë e saj për kafshët. E pikërisht, një ndër kafshët që ajo mban në shtëpi është gjarpri i quajtur ‘Prada’. Por, së fundmi, Kostani u pezullua nga detyra dy muaj më parë pasi fyeu dhe kërcënoi gazetarët e kronikës së zezë, pas një vrasje që ndodhi në qytetin e Elbasanit.
Masa e pezullimit u mor nga vetë ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano pas disa shkrimeve që oficerja e policisë kishte bërë në rrjetin social Instagra ku quan gazetarët të degjeneruar madje në një farë mënyrë i ka kërcënuar mediat duke i thënë “do përfundoni nën rrota”.
Por një muaj më parë Kostani u rikthye sërish në detyrën qe ajo ka mbajtur para se ndaj saj të merrej masa e pezullimit. Kjo vëmendje e ka bërë nënkomisaren edhe më aktive në rrjete sociale ku herë pas here bën edhe bashkëbisedim me ndjekësit. Së fundmi, Nënkomisaren e kanë pyetur “A je e virgjër?”. Përgjigja e saj, ka marrë më shumë vëmendje.
“Sigurisht që po! Si mund ta çoni në mend njëherë, duke ditur që unë jam e pamartuar!”, shkruan Anisa Kostani.