Kryeministri Edi Rama do të niset sot drejt Gjermanisë, për të marrë pjesë në një takim që zhvillohet në kuadër të procesit të Berlinit, për Ballkanin Perëndimor.
Samiti zhvillohet nesër në orën 09:00, me ftesë të Kancelarit Gjerman Olaf Shcolz dhe do të mbahet në Kancelarinë Federale.
Pritet që Liderët e Ballkanit Perëndimor do të nënshkruajnë tre marrëveshje, që do të jenë për njohjen reciproke të letërnjoftimeve, të diplomave universitare dhe të kualifikimeve profesionale. Një fokus në samit do të marrë edhe kriza energjetike.
Pjesëmarrës do të jenë gjashtë liderët e Ballkanit Perëndimor, si dhe Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen dhe Presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel.