Nënshkroi kontratën 2-vjeçare me skuadrën arabe, rroga e Ronaldos shkon në 1 mln sterlina në javë

Cristiano Ronaldo nënshkroi të martën e kaluar një marrëveshje deri në vitin 2025 me skuadrën arabe të Al Nassr

Pesë herë fituesi i “Topit të Artë” do të fitojë 175 milionë stërlina në vit, pasi të mbyllë karrierën e tij në Evropë. Ai u largua nga Mançester Junajtid në nëntor me pëlqim të ndërsjellë, me klubin që nuk i dha zgjidhje pas intervistës së Ronaldos me gazetarin Pirs Morgan.

37-vjeçari është në linjë për të fituar shumë më tepër pas përfundimit të transferimit më të madh në historinë e futbollit aziatik.

Sipas raportit të “Sun”, Ronaldo do të fitojë 175 milionë stërlina shtesë për promovimin e ofertës së përbashkët të Arabisë Saudite për spektaklin më madhështor të futbollit, organizimin e Kupës së Botës 2030, një kandidaturë e përbashkët me Egjiptin dhe Greqinë.

Aktualisht nuk dihet nëse CR7 do ta marrë këtë pagë të gjithënmenjëherë apo në vazhdim. Të ardhurat e tij totale javore mund të arrijnë deri në 1 milion stërlina në javë.

Një zëdhënës ka mohuar se Ronaldo do të jetë i përfshirë në promovimin e ofertës së Arabisë Saudite për të organizuar Kupën e Botës.

Sulmuesi portugez foli me dashuri për mirëpritjen që ka marrë që nga mbërritja në Arabinë Saudite, duke shtuar se ai është i angazhuar të ndryshojë perceptimin e futbollit në kontinentin aziatik.

Ai shpjegoi: “Jam shumë krenar që marr këtë vendim në jetën time dhe në futboll. Për mua është një sfidë e re, jam i lumtur që Al Nassr më dha këtë mundësi të re. Mirëpritja dje ishte e mrekullueshme për mua dhe familjen time dhe tashmë jam krenar. Kur marr vendimet e mia, familja ime gjithmonë më mbështet, veçanërish fëmijët e mi.

“Dua të ndryshoj mentalitetin e gjeneratës së re. Jam shumë krenar që kam marrë këtë vendim të madh në jetën dhe karrierën time. Puna ime në Evropë ka përfunduar. Kam luajtur për të gjitha klubet më të rëndësishme.”

Ronaldo nuk ishte në gjendje të bënte debutimin e tij në fitoren 2-0 të së enjtes ndaj Al Ta’ee, por ishte i pranishëm në “Mrsool Park”.

Sulmuesi mund të shihet duke festuar në mënyrë të çmendur golin e dytë të Anderson Talisca në dhomën e zhveshjes me fanelën e tij të hequr.

Ai pritet të bëjë debutimin e tij në një ndeshje miqësore kundër PSG-së,duke krijuar një përballje të mundshme me rivalin e vjetër Lionel Mesi.

Trajneri i Al Nassr, Rudi Garsia tha: “Nuk do të jetë me fanelën e Al Nassr. Do të jetë një përzierje mes Al Hilal dhe Al Nassr,” tha ai.

“Si trajner i Al Nassr-it, nuk mund të jem i kënaqur me këtë ndeshje. Për zhvillim, të shoh PSG-në, të shoh lojtarët e mëdhenj parizienë, është vërtetë një gjë e mirë. Por ne kemi një ndeshje kampionati tre ditë më vonë.

“Për sa i përket planit, mund të ishte menduar më mirë. Por nuk është një punë e madhe… Ne jemi në krye, jemi të lumtur. Është një kampionat i vështirë për të fituar, por ne synojmë ta bëjmë.”

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *