Nënshkruhet marrëveshja Shqipëri-SHBA për futjen e gazit të lëngshëm natyror nga Amerika

Ditën e sotme është nënshkruar marrëveshja mes Shqipërisë dhe SHBA-së për futjen e gazit të lëngshëm natyror nga Amerika (LNG) në vendin tonë. Ky proces është bërë online ku në SHBA ka qenë ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, e ndërsa në aktivitetin online ishte i pranishëm kryeministri Edi Rama dhe ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim.

Rama ka vlerësuar ambasadore, duke thënë se pa mbështetjen e saj nuk do ishte e mundur.

“Është tërheqëse të jesh këtu si një takim miqësor, pasi të përballesh me një kompani që ka të ardhura 20 herë më të larta se PPB është e shkëlqyeshme të kesh partner si ju. Në këtë luftim drejt së ardhmes ku jemi në gjendje ta transformojmë Shqipërinë dhe këtë ta bëjmë përmes një ekspertize më të mirë që do të realizohet  përmes një projekti me përmasa të tilla. Për ta bërë këtë projekt realist është një hap i rëndësishëm para për Shqipërinë. Ky është një projekt i dytë madhor i nënshkruar mes Shqipërisë dhe SHBA pas atij të ndërtimit të Skavicës. Këto dy projekte nuk do të kishin qenë të mundura pa ambasadoren amerikane e cila ishte ajo që i shty një hap para këto marrëdhënie duke i dhënë një përmasë të jashtëzakonshme bashkëpunimit ekonomik. Sot për Shqipërinë nis një epokë e artë e gazit”, tha Rama.

Për ambasadoren e SHBA-së, kjo është një arritje e madhe. Ajo shtoi se kjo marrëveshje është një gur themeli në 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve mes dy vendeve.

‘Faleminderit shumë, është një nder që ndodhem këtu dhe të dëshmoj këtë nënshkrim, është një punë e jashtëzakonshme. Falenderoj ekipin e ministres Balluku që kanë finalizuar këtë marrëveshje. Është vërtetë i jashtëzakonshëm ky memorandum. Termocentrali i Vlorë do të shënoj një hap të rëndësishëm. Vlora do të jetë një hap tjetër për të trajtuar sfidat e energjisë edhe në Rajon. Kombinimi larmishëm i energjisë diellore, i erës, dhe gazit natyror të lëngshëm do të bëjë Shqipërinë një partner domethënës për këtë lloj ndryshimi. Rritja e lidhjeve ekonomike mes Shqipërisë dhe SHBA-së është e rëndësishme, e shoh si një gur themeli! Më 15 mars do të festojmë 30 vjet nga vendosjet diplomatike dhe nuk mendoja për një ngjarje më të përshtatshme sasa nënshkrimi i kësaj marrëveshje. Jemi shumë krenar për atë që kemi mundur të arrini!’- tha ambasadorja amerikane.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *