Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka thënë pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave se është nënshkruar një marrëveshje midis programit të Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara dhe qeverisë shqiptare.
Marrëveshja quhet “Star 3” dhe bashkon donatorë që janë të përfshirë në modernizimin e qeverisjes vendore duke krijuar një fond të përbashkët. Donatorët janë BE, Suedia dhe Zvicra.
“Sot miratuam në mbledhjen e radhës një marrëveshje mes programit të zhvillimit të Kombeve të Bashkuara dhe qeverisë. Është një instrument që është përdorur që prej vitit 2013. Ky program është i treti në radhë dhe quhet “Star3”, bashkon disa donatorë që janë të përfshirë në reformën e decentralizimit dhe modernizimin e qeverisjes vendore. Është krijuar një fond i përbashkët. Donatorët janë BE, Suedia dhe Zvicra. Ky program do të shkojë për të përsosur edhe më tej shërbimet në nivel lokal. Do ketë instrumenta monitorimi të përformacës së qeverisjes vendore. Në bazë të performancës së çdo bashkie dhe e qeverisë do të jetë asimetrike. Kështu që besoj që suksesi do të jetë i garantuar. I tillë ka qenë edhe në dy marrëveshjet e para.”- deklaroi Çuçi.
/Priza.al/