Kryeministri Rama dhe Sekretari i Shtetit Mike Pompeo kanë qënë këtë të hënë pjesë e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit mes Overgas dhe Albgaz, për deversifikimin e tregut të gazit në Shqipëri.
Nëpërmjet një postimi në rrjete sociale Rama njofton se ky është një tjetër hap i rëndësishëm drejt përmushjes së vizionit “Shqipëria 2030”.
“Me Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo, në një tjetër hap të rëndësishëm drejt përmbushjes së vizionit Shqipëria2030 eksportuese neto e energjisë. Furnizimi me gaz përmes Terminalit të Ri, që do të ngrihet në Vlorë, tanimë po zgjon interesa të shumanshme”, shkruan Rama.