U nënshkrua Memorandumi i Mirëkuptimit midis “Eagle Hills Real Estate Development” shpk dhe “Albanian Seaports Development Company” sh.a për ndërtimin e portit të ri të Durrësit.
Në fund të ceremonisë, ku mbajtën fjalën zv/kryeministrja Belinda Balluku, Mohammed Alabbar themelues dhe pronar i EMAAR dhe kryeministri Rama, palët nënshkruan marrëveshjen që do finalizohet me ndërtimin e portit më të madh turistik të Medheut në Durrës.
Ndërsa kryeministri Rama se ndërtimi i Portit të Durrësit do të ketë ndikim spektakolar në Turizëm.
“Investimi i portit është edhe transferimi i një dijeje të madhe se si kalohet në një nivel tjetër të turizmit. Çështja nuk është vetëm si të ndërtosh marina të bukura, por të dish të komunikosh dhe të thithësh turistë nga e gjithë bota. Efekti turistik i portit të Durrësit do të jetë spektakolar”, tha Rama gjatë ceremonisë