Nënshkruhet struktura, Kushi: Viti i ri shkollor nis me 12 shtator dhe kthehen pushimet e prillit

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka bërë të ditur lajmin se kanë nënshkruar strukturën e vitit të ri shkollor për të gjithë arsimin parauniversitar.

Viti i ri shkollor 2022-2023 do të nis në 12 shtator 2022, ndërsa nxënësit dhe mësuesit e arsimit 9-vjeçar do të kenë edhe një javë pushim pas periudhës së dytë mësimore.

Të dashur nxënës dhe mësues,

Ju njoftoj se sapo nënshkruam strukturën e vitit të ri shkollor 2022-2023 për të gjithë arsimin parauniversitar, i cili fillon më datë 12 shtator 2022.

Për nxënësit dhe mësuesit e arsimit 9-vjeçar lajmi i mirë është se vitin e ardhshëm do të kenë edhe një javë më shumë pushim pas periudhës së dytë mësimore, nga data 3-9 prill 2023.

Në këto ditë nxënësit do të pushojnë por edhe luajnë dhe argëtohen për të marrë energji të reja për periudhën e fundit, ndërsa mësuesit do të kenë më shumë kohë për vlerësimet e nxënësve dhe përgatitjet në vijim.

Suksese të gjithëve!”, shkruan ministrja e Arsimit Evis Kushi.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *