Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të dy helikopterëve të ushtrisë amerikane. Mësohet se aksidenti ndodhi gjatë një misioni stërvitor pranë një baze ushtarake në Kentaki të Pensilvanisë në SHBA.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme, rreth orës 22:00 me orën lokale, pranë bazës ushtarake Fort Campbell, ose i quajtur ndryshe si Divizioni 101.
Një zëdhënës i ushtrisë amerikane tha se ngjarja është duke u hetuar për më shumë informacion.
Divizioni i 101-të Ajror është divizioni i tij i vetëm i sulmeve ajrore dhe është dërguar në zonat e konfliktit ndërkombëtarisht.