“Neokomunisti Lulzim, llumi i tranzicionit ku ‘Lulëzoi’ 16 vite…”  

Nga Ylli Manjani

Neokomunisti Lulzim, ka të drejtën e tij të ketë ato pikëpamje që shpreh kundër biznesit, pronës private, lirisë e dinjitetit njerëzor, demokracisë dhe shtetit ligjor.

Sigurisht është punë e demokratëve të pranojnë ose jo të drejtohen nga një komunist.

Për fat, duhet të themi, shqiptarët nuk e pranojnë këtë komunist që hiqet si demokrat në qeverisje.

Por që ky hibrid politik të ketë kurajë të etiketojë njerëz të lirë si “llum tranzicioni” është pak si shumë.

Komunistit Lulzim i del llum tranzicioni edhe Komisioni i Venecias.

Delir i rëndë!

I ngjashëm me delirin që “sa keq që s’po qeveris gjermanët”!!!

Nejse, është prapë punë për të jetojë në cilin delir të ketë qejf. Por atë fjalën “llum” bën mirë t’ia thotë vetes.

Në 30 vitet e fundit, pluralizmi “Lulëzoi” 16 vite, kur Luli ishte Ministër Transporti, Ministër i Jashtëm, Ministër i Brendshëm, Kryetar i Bashkisë Tiranë, kryetar i PD.

Nuk ka fituar asnjë betejë politike. Është politikani i gjendur në jo pak skandale. I akuzuar nga prokuroria e shtetit më shumë se askush tjetër.

Nuk ka fituar asnjëherë pafajësinë në proces gjykimi substancial.

Shkatërroi me pasion opozitën dhe opozitarizmin.

Pra nëse tranzicioni është “Llum”, Ai është pjesë e qëndrueshme e këtij llumi.

Apo nuk janë fakte këto?!

Po kështu vjen puna kur flet me kurrizin para…

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *