Sa e fortë mund të jetë marrëdhënie juaj me motrën? Jemi shumë të sigurt që të gjithë do thoni që është shumë e ngushtë…por ua sigurojmë kurrsesi se nuk i ngjason aspak raportit të 2 motrave binjake Anna dhe Lucy DeCinque, 35 vjeç, nga Perth në Australi. E dini pse? Sepse ato janë aq të afërta me njëra-tjetrën saqë mund të ndajnë edhe burrin. Po, madje ato duan që të kenë edhe fëmijë secila me atë partner.
Anna dhe Lucy janë quajtur ‘më identike në botë’, dhe për një arsye të fortë. Motrat vishen njësoj, hanë të njëjtat ushqime dhe bëjnë të njëjtën stërvitje, duke u bërë gati të pamundur t’i dallosh ato.
Motrat fjalë për fjalë bëjnë gjithçka së bashku, duke përfshirë dushin, shkuarjen në tualet dhe ndarjen e një shtrati.
Anna dhe Lucy madje kanë një të dashur të përbashkët, Ben, 40 vjeç, i cili fle në të njëjtin krevat, mes të dyjave.
‘Të ndajmë një të dashur për ne do të thotë që të jemi së bashku gjatë gjithë kohës. Nuk ka xhelozi në këtë marrëdhënie,” tha Lucy. Që do të thotë nëse Ben puth Anën, ai do të puthë e Lucy menjëherë.