Dhëmbët janë gjëja më e fortë që gjendet në trupin tonë. Pavarësisht kësaj, mund të prishen lehtë dhe ju e dini fare mirë për çfarë e kemi fjalën!
Që prej momentit kur dhëmbët e qumështit na thonë lamtumirë, duhet të mendohemi mirë para se të hapim diçka duke përdorur forcën e tyre. E dini sa objekte (dhe jo vetëm) s’duhet t’i afrohen dhëmbëve?
Konsumi i produkteve me ngjyrë të errët
Po, e kemi fjalën për kafen, verën e kuqe dhe çdo gjë tjetër me ngjyrë të fortë që na pëlqen kaq shumë! Të gjitha këto kanë tendencën të na zverdhin dhëmbët.
Larja e dhëmbëve gabim ose shumë shpejt
Mos ushtroni shumë forcë kur lani dhëmbët. Mund t’i dëmtoni dhe dobësoni pa e kuptuar.
Përdorimi i dhëmbëve për thyerje arrash apo si hapëse birre
O Zot! Mos e bëni më kurrë!
Hiqni dorë nga veset
Duke ngrënë thonjtë, ju nuk dëmtoni vetëm ato, por dhe dhëmbët. Lëre pastaj kur vendosni t’i ngacmoni me ndonjë mjet rrethanor që ju gjendet aty pranë.
Ushqimet të paketuara në çdo kohë
Ah, ç’papastërti fshehin ato dhëmbë!
Zbardhja e tyre në mënyrë të gabuar ose të shpeshtë
Nëse doni dhëmbë të bardhë, gjeni dentistin e duhur ose nëse doni ta bëni në shtëpi një procedurë të tillë, sigurohuni ta bëni tamam. E mira është që para se të vendosni për të zbardhur dhëmbët, të konsultoheni me një mjek stomatolog.